
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar të premten seancën plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.
Punimet kanë nisur me pikën e katërt të rendit të ditës, shqyrtimin e Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.
Për këtë marrëveshje para deputetëve ka folur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka paraqitur çështjet që lidhen me ratifikimin e saj.
Në rend dite, deputetët gjatë ditës kanë edhe rishqyrtimin e Ligjit për Specialen, njofton Klankosova.tv.