E rëndë në Gjakovë, 73-vjeçarja denoncon djalin për dhunë fizike dhe psikologjike – 48-vjeçari përfundon në pranga

E rëndë në Gjakovë, 73-vjeçarja denoncon djalin për dhunë fizike dhe psikologjike – 48-vjeçari përfundon në pranga

Written by

in

E rëndë në Gjakovë, 73-vjeçarja denoncon djalin për dhunë fizike dhe psikologjike – 48-vjeçari përfundon në pranga

Një grua 73-vjeçare nga Gjakova ka denoncuar në Polici djalin e saj, nën dyshimin se është keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht prej tij. Rasti ka përfunduar me arrestimin e 48-vjeçarit, ndërsa nëna e tij ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe strehimin, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja është raportuar të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:00, në rrugën “Gazmend Imeri” në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima A.Q. 73 vjeçare ka deklaruar se është përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga djali i saj, G.Q. 48 vjeçar.

Pas denoncimit, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është intervistuar nga hetuesit.

Ndërkohë, 73-vjeçarja ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor dhe të vendoset në strehimore. Me dëshirën e saj, ajo është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka urdhëruar ndalimin e 48-vjeçarit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali