Vitia ende nuk ka arritur në Kuvend, deputetët presin për interpelancën

Vitia ende nuk ka arritur në Kuvend, deputetët presin për interpelancën

Written by

in

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për të zhvilluar interpelancën lidhur me vdekjen e një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe për mungesën e barnave onkologjike.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ministri Vitia është njoftuar me vonesë për interpelancën dhe se deputetët janë në pritje të paraqitjes së tij.

Burimi: Dukagjini