Rrokulliset rimorkioja e kamionit në rrugën Komoran-Carralevë, bllokohet qarkullimi

Rrokulliset rimorkioja e kamionit në rrugën Komoran-Carralevë, bllokohet qarkullimi

Written by

in

Rrokulliset rimorkioja e kamionit në rrugën Komoran-Carralevë, bllokohet qarkullimi

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Komoran-Carralevë, ku është rrokullisur rimorkioja e një kamioni, duke shkaktuar pengesa në qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë, kjo pjesë e rrugës është bllokuar, ndërsa shoferët po detyrohen të shfrytëzojnë rrugë anësore për të vazhduar udhëtimin.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga ky incident raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rrokullisja e rimorkios ende nuk dihen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali