Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Written by

in

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se në rrugën “Adem Mulaj”, në afërsi të parkingut, një pjesë e kulmit të një ndërtese është shkëputur dhe ka rënë.

Dëmtime serioze të kulmit janë evidentuar edhe në objektin e çerdhes së vjetër, ku ekziston rreziku që pjesë të tjera të tij të shkëputen si pasojë e erërave, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast, komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të dëmtuara dhe të mos parkojnë automjetet në hapësirat ku ekziston rreziku i rënies së materialeve nga kulmet.

Komuna ka theksuar se siguria e qytetarëve mbetet prioritet, duke kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga të gjithë.