LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

Written by

in

LEX | Nga një muaj paraburgim për katër të mitur në Gjilan, dyshohen për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj katër të miturve, të cilët dyshohen për vrasje në tentativë. Vendimi u mor më 13 nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ngjarja ndodhi më 11 nëntor, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta” në Gjilan. Prokuroria pretendon se të miturit i goditën dy të dëmtuarit pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes njërit prej të dyshuarve dhe njërit prej të dëmtuarve.

Njëri nga të miturit dyshohet se e goditi me thikë njërin të dëmtuar në kraharor, ndërsa tjetrin dy herë në shpinë. Të dy morën ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit. I dëmtuari që u godit në shpinë u transferua në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Sipas Prokurorisë, dy nga të miturit u larguan nga vendi i ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për paraburgim dhe se masat më të lehta do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e procedurës penale.

Palët kanë të drejtë të ankohen ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali