Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Written by

in

Apeli lë në fuqi aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën kundër ish-ministres Rozeta Hajdari dhe grupit të dyshuar për rastin e rezervave shtetërore.

Vendimi u mor pas refuzimit të ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, duke e vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv

Kolegji i Apelit, pas shqyrtimit të shkresave dhe pretendimeve të palëve në ankesë, ka vlerësuar se aktvendimi i shkallës së parë është nxjerrë në pajtim me dispozitat e procedurës penale, si dhe në mbështetje të provave dhe dëshmive që përmban çështja penale.

“..andaj ka vendosur që t’i refuzojë si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve dhe të vërtetojë aktvendimin e ankimuar, ashtu që çështja penale në fjalë të vazhdojë në shqyrtim gjyqësor.”

Sipas aktvendimit të shkallës së parë, në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., për veprën penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK, të pandehurit R.M., për veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe 33 të KPRK, si dhe ndaj të pandehurit H.G., për veprën penale zbulimi i fshehtësisë zyrtare, nga neni 426, paragrafi 1 të KPRK, dhe të pandehurve R.H., I.L. dhe H.G., për veprën penale zbulimi i fshehtësisë zyrtare, nga neni 426, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK, pas shqyrtimit të kundërshtimeve të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve të lartcekur, është vendosur që çështja në fjalë të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor. /Klankosova.tv