
Sezoni i ri i formatit “BIG TALK” në Klan Kosova ka filluar të shtunën e kaluar.
Nën moderimin e Loredana Bratit dhe opinionistëve Sara Kolami e Vlorijan Halili, puntata e parë u bë virale përmes disa momenteve të saj.
Një postim në rrjetet sociale të emisionit, ka ngritur kurreshtjen e publikut.
Në llogarinë e tyre në Instagram, BIG TALK Kosova, është postuar një fotografi ku shihen disa këmbë në fundin e një pikëpyetjeje të madhe.
Mbishkrimi i këtij postimi ngritë edhe më shumë dyshime, pasi që në të thuhet “Opinionistë apo moderatorë të ri?”
Mbetet të shihet se për çka bëhet fjalë.
Ju kujtojmë së Big Talk transmetohet live çdo të shtunë në ora 18:00 në Klan Kosova!