“Nuk e don kamera…”- Kroni kritikon Arlindën në BBVK5: Po mundohet më shumë seç duhet (VIDEO)

"Nuk e don kamera..."- Kroni kritikon Arlindën në BBVK5: Po mundohet më shumë seç duhet (VIDEO)

Written by

in

"Nuk e don kamera..."- Kroni kritikon Arlindën në BBVK5: Po mundohet më shumë seç duhet (VIDEO)

Gazetari Kron Sadiku ka komentuar lojën e Arlindës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, duke dhënë mendimin e tij për mënyrën se si ajo po prezantohet para kamerave.

Në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Kroni u shpreh se Arlinda mund të mos jetë e kënaqur me veten kur ta shohë rrugëtimin e saj në këtë format televiziv.

“Te Linda, ajo vetë për veten s’ka me qenë e lumtur kur e sheh qysh është t’u e tregu veten. Në Big Brother nuk ka nevojë me i dhanë zor ma shumë se që duhet, e Linda po më doket që është t’u i dhanë zor”, deklaroi ai.

Më tej, gazetari foli edhe për raportin e banorëve me kamerat, duke theksuar se jo secili arrin të krijojë një prezencë të suksesshme në ekran.

Sipas tij, nëse kamera nuk të favorizon, është e vështirë të bëhesh personazh i rëndësishëm dhe i suksesshëm në televizion.

Kur moderatorja e pyeti nëse kjo deklaratë kishte të bënte edhe me Arlindën, Kroni e konfirmoi se po…

Për më shumë: