Ndalohen 10 shoferë për vozitje të pakujdesshme të automjetit, shtatë prej tyre vozisnin e pa dhënë provimin e vozitjes

Ndalohen 10 shoferë për vozitje të pakujdesshme të automjetit, shtatë prej tyre vozisnin e pa dhënë provimin e vozitjes

Written by

in

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Prej tyre, shtatë persona drejtonin automjet pa dhënë provimin e vozitjes, edhe atë: një 17-vjeçar nga Shkupi, R.Xh. (27) nga fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit, një 16-vjeçar nga Negotina, A.M. (32) nga Çashka, B.M. (45) nga Berova, M.K. (20) nga fsh. Drasllajcë, rrethina e Strugës dhe B.S. (39) nga fsh. Obrshani, Komuna e Krivogashtanit. Dy shoferë drejtonin automjetin pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit. Bëhet fjalë për J.B. (23) nga fsh. Tremnik, rrethina e Negotinës dhe Z.J. (55) nga Shkupi. Ndërkaq, A.C. (55) nga Prilepi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.