Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

Written by

in

Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës

Çiklisti malor austriak Mario Neurauter ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi një sfidë të pazakontë duke u hedhur me biçikletë nga një lartësi prej rreth 3.8 metrash dhe duke shtypur një kuti të vogël kartoni me gomën e pasme.

Rekordin ai e vendosi në shtator të vitit 2025, gjatë festivalit Bike Republic Sölden, në Austri, duke u shpallur rekordmen për rënien vertikale më të lartë me biçikletë mbi një objektiv, në kategorinë e meshkujve.

Neurauter u nis nga një platformë e ngritur dhe arriti ta poziciononte gomën e pasme pikërisht mbi një kuti të vogël të kuqe, të cilën e shtypi me sukses pas uljes.

Duke folur për Guinness World Records, çiklisti tha se nuk kishte ndier frikë, por e dinte se goditja e saktë e kutisë do të ishte pjesa më e vështirë e sfidës.

“Nu kisha frikë, por e dija se goditja e kutisë do të ishte e vështirë. Nuk isha stërvitur posaçërisht për këtë, ndaj nuk e dija sa përpjekje do të më duheshin. Në fund, gjithçka shkoi mjaft mirë”, deklaroi ai.

Gjatë të njëjtit fundjavë, austriaku tentoi të vendoste edhe dy rekorde të tjera: për rënien vertikale më të lartë me biçikletë dhe për rënien vertikale me rrotullim 360 gradë mbi një objektiv.

Megjithatë, provat për këto dy sfida janë ende duke u shqyrtuar nga organizata Guinness World Records dhe rezultatet nuk janë konfirmuar ende.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çiklisti austriak thyen rekord botëror, zbret nga 3.8 metra dhe shtyp një kuti me gomën e biçikletës appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali