Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

Written by

in

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është kundërpërgjigjur kritikave për uljen e prodhimit të energjisë elektrike dhe gjendjen e termocentraleve të Kosovës, duke krahasuar prodhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës gjatë qeverisjeve të kaluara me atë gjatë mandatit aktual.

Rizvanolli ka deklaruar se në vitet e qeverisjeve të kaluara, kur sipas saj nuk kishte investime të mjaftueshme në termocentrale, prodhimi i KEK-ut ishte 5.1 deri në 5.2 teravat-orë.

Ndërkaq, ajo ka thënë se gjatë mandatit aktual, në vitet kur nuk ka pasur investime të mëdha, prodhimi ka arritur në 5.8 teravat-orë.

Ministrja ka theksuar se në vitet 2023, 2025 dhe 2026 janë realizuar investime në termocentrale, të cilat, sipas saj, nuk janë bërë për dekada.

“Ti fillove me titujt edhe me reduktimet, unë i kam përgjigjur pyetjeve për titujt dhe reduktimet. Tash po flet për prodhimet, a bën flasim për prodhimet? Në kohën kur keni qenë në qeverisje ju, këto termocentralet kanë qenë gati 10 vjet më të reja sesa që janë tash, s’kanë qenë mirë as atëherë, prodhimi i KEK-ut ka qenë kështu: 5.2 teravat-orë, 5.1 teravat-orë. Ndërkohë, na edhe 5.5 teravat-orë. Ndërkohë, në kohën tonë, në vitet kur s’ka pasur investime, që na bën për herë të parë pas 40 vitesh që ka ekzistuar termocentrali Kosova B, prodhimi ka qenë 5.8 teravat-orë”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ajo ka kundërshtuar interpretimin e shifrave si dëshmi të rënies së prodhimit, duke thënë se krahasimet duhet të bëhen duke marrë parasysh vitet kur janë realizuar investimet dhe ndikimin e tyre në funksionimin e termocentraleve.

“Ti mundesh me zgjedh një vit kur ka pasur investime dhe mundesh me treguar qysh kjo është rezultat edhe qysh kjo është ulje e prodhimit. Mirëpo kjo është thjesht me i njollosur faktet, sepse ti kështu do. Mirëpo, duke u bërë shtetartë, puna e prodhimit në vitet 2023, 2025 dhe 2026 është bërë për shkak se po bëhen investime që s’janë bërë kurrë”, tha Rizvanolli.

Burimi: Dukagjini