Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

Written by

in

Usman Nurmagomedov dënohet me gjashtë muaj burgim pas përleshjes me Merab Dvalishvilin në Abu Dhabi

Luftëtari i arteve marciale të përziera, Usman Nurmagomedov, është dënuar me gjashtë muaj burgim nga drejtësia në Abu Dhabi, pas përleshjes së dhunshme me Merab Dvalishvilin, e cila ndodhi më 11 nëntor në hollin e një hoteli.

Vendimi gjyqësor përfshin edhe pesë pjesëtarë të tjerë të grupit të tij, të cilët janë dënuar me të njëjtën masë. Secili prej tyre duhet të paguajë edhe një gjobë prej rreth 27 mijë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Ariel Helwani, duke iu referuar një komunikate të Departamentit Gjyqësor të Abu Dhabit.

Përveç dënimit me burgim dhe gjobës, të gjashtë të dënuarit do të deportohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi ta kenë vuajtur dënimin.

Ata janë shpallur fajtorë për cenimin e sigurisë publike, shkaktimin e panikut dhe rrezikimin e jetës së personave të tjerë.

Përleshja ndodhi në një hotel në Abu Dhabi, në momentin kur Dvalishvili po jepte një intervistë. Nurmagomedov dhe disa pjesëtarë të grupit të tij iu afruan nga pas luftëtarit gjeorgjian, ndërsa situata eskaloi në përplasje fizike mes dy grupeve.

Ngjarja, e cila tronditi botën e arteve marciale të përziera, nxiti ndërhyrjen e policisë së Abu Dhabit. Autoritetet arrestuan gjithsej 10 persona, përfshirë edhe dy individë që filmuan përleshjen.

Ndërkohë, masa financiare nga autoritetet janë shqiptuar edhe ndaj Dvalishvilit dhe shoqëruesit të tij, Saba Lazishvili.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali