
Big Brother VIP Kosova 5 vjen sonte me një super Prime.
Zhvillimet e fundit brenda shtëpisë, largimi i Behares, debatet, diskutimet dhe pëlqimet – të gjitha do të sqarohen.
Në një lidhje direkte në Edicionin Qëndror të Lajmeve, gazetarja Gresa Nitaj dha detaje shtesë për sa i takon Prime të sontëm.
“Sonte do të hapet një televotim që do t’i zë në befasi banorët dhe publikun, meqenëse do të jenë përballë një sprove shumë të vështirë, meqë do ta kenë të vështirë një përzgjedhje për një televotim… Një vigjilencë do t’i jepet edhe daljes të papritur të Behares… sonte do të sqarohet një herë e mirë se pse Beharja vendosi që ta lë shtëpinë… ” – tha Nitaj.
Gazetarja tha se do të diskutohen edhe debatet e ashpra, derisa vëllai i madh pritet që t’i ndëshkoj për gjuhën e papërshtatshme.
Ajo e konfirmoi se do të ketë dy hyrje të reja gjithashtu edhe një rrëfim emocional
Mos e humbisni, nga ora 21:00, në Klan Kosova.