A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

Written by

in

A po e shfaqin banorët e BBVK5 karakterin e tyre të vërtetë? Flasin opinionistët (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova 5 duket se kanë nisur të tregojnë gjithnjë e më shumë anën e tyre të vërtetë, teksa dinamika dhe raportet mes tyre brenda shtëpisë po bëhen gjithnjë e më interesante.

Për këtë situatë kanë komentuar edhe opinionistët, Rudina dhe Resuli, të cilët dhanë mendimet e tyre lidhur me sjelljet dhe ndryshimet që kanë vërejtur te banorët.

Opinionistja Rudina u shpreh se situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, duke theksuar se banorët janë grupuar dhe kanë filluar të imitojnë sjelljet e njëri-tjetrit.

“Po, po, ju ka rrëshqitur situata nga duart, janë bërë grup dhe kanë imituar sjelljet e njëri-tjetrit”, tha Rudina.

Ndërsa Resuli theksoi se banorët kanë filluar të shfaqin karakterin e tyre të vërtetë, por jo të gjithë në të njëjtën mënyrë.

“Kanë filluar ta shfaqin karakterin e tyre, disa më shumë, disa më të ndrojtur”, u shpreh ai.

Për më shumë: