
Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Beharja ka vendosur të largohet nga shtëpia para disa ditës dhe sonte ka refuzuar edhe ftesën për të qenë pjesë e spektaklit Prime.
Gjatë spektaklit u bë e ditur se asaj i ishte bërë ftesë për të marrë pjesë, por kishte zgjedhur të mos paraqitej.
“E kemi ftuar të vinte në Prime, por ka zgjedhur të mos jetë pjesë e spektaklit”, tha Alaudini.
Ndërkohë, u transmetua edhe klipi nga dhoma e rrëfimit, ku Beharja shpjegoi arsyen e vendimit të saj, duke theksuar se bëhet fjalë për fëmijët e saj.
“Përderisa bëhet fjalë për fëmijët e mi, normal që duhet me mendu mirë… Për fëmijët e lo pa mendu dy herë”, u shpreh ajo.
Alaudini tha se në letër ajo lexonte një raport mjekësor.
Burimi: Insajderi