
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është gati t’i rikthehet futbollit të luajtur, plot 11 vjet pas tërheqjes nga ky sport.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit ka mbërritur këtë të premte në Itali, ku do t’i bashkohet skuadrës së Ravennës.
Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho pritet të debutojë të dielën në derbin që do të zhvillohet në stadiumin “Bruno Benelli”, me fillim nga ora 17:30.
Trajneri i Ravennës, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do të aktivizohet në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa do të ketë liri të lëvizë në repartin ofensiv.
Ndërkaq, stërvitjen e parë me skuadrën e re, Ronaldinho pritet ta zhvillojë të shtunën.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali