
Një situatë mes Nichit dhe Kledjës është diskutuar edhe gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5.
Nichi është parë duke e ndjekur Kledjën vazhdimisht, gjë që e ka bezdisur këtë të fundit.
E shqetësuar nga sjellja e tij, Kledja ka shpërthyer në lot, pasi e ka konsideruar këtë veprim si cenim të hapësirës së saj personale.
Gjatë spektaklit, Kledja ka folur për atë që kishte ndodhur, duke sqaruar arsyet pse reagimi i Nichit e kishte shqetësuar dhe si ishte ndier në ato momente.
“E dua Nichin larg”, tha Kledja.