Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

Written by

in

Pasagjerët mbesin të bllokuar në aeroplanë në Los Angeles

Një pasagjer i bllokuar në një aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX) ka thënë se fluturimet që sapo kanë ateruar nuk po lejohen të lëvizin nga pista drejt portave të terminalit.

Pasagjeri, i cili kishte udhëtuar nga Newarku, i ka thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se aeroplani nuk po mund të lëvizë drejt portës, pasi një aeroplan tjetër, i planifikuar për t’u nisur, nuk po lejohet të ngrihet, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, një tjetër pasagjer, i cili sapo kishte aterruar në Austin, ka thënë se atij dhe udhëtarëve të tjerë u është kërkuar të presin në aeroplan, pasi as ata nuk po lejohen të zbresin.

Këto zhvillime vijnë pasi pak më parë, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se të gjitha fluturimet brenda Shteteve të Bashkuara janë pezulluar deri në një njoftim të ri, “për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”. /Klankosova.tv