
Situata mes Kledjës dhe Nichit ka zënë vend të madh në diskutimet gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Kosova 5.
Lidhur me këtë raport, opinionistja Rudina ka dhënë mendimin e saj, duke komentuar sjelljen e Nichit dhe reagimin e Kledjës, e cila ishte ndier e bezdisur nga fakti se ai e ndiqte vazhdimisht.
Rudina u shpreh se kishte vërejtur këmbënguljen e Nichit për ta fituar vëmendjen e Kledjës, ndërsa tha se e kupton shqetësimin e kësaj të fundit.
“Kam parë këmbëngulje të një djali të ri që don ta bëjë një vajzë për veten. Jam dakord që je bezdisur”, u shpreh Rudina.
Megjithatë, Nichi tha se nuk është absolutisht e vërtetë kjo, pasi sipas tij, nuk ka pëlqim për Kledjën.