Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Written by

in

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në futboll, në mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet sot në ora 15:00 në kryeqytet, ka përgatitur dhe është duke zbatuar një plan operativ ku parashihen masa sigurie.

Polica në zbatim të këtij plani, që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë, ka ndërmarrë aktivitete sigurie përfshirë përcjelljen e ekipit dhe ofrimin e sigurisë sipas itinerarit të lëvizjes dhe qarkullimit të ekipit dhe stafit të tyre që po qëndrojnë në Kosovë.

Policia me masa të tilla sigurie do të vazhdojë edhe sot, kur do të zhvillohet ndeshja, ku gjatë lëvizjes dhe qarkullimit të eskortës, do të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor, andaj policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.

Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet e saja në këtë drejtim në koordinim dhe mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për të ofruar siguri para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes sportive.

Me këtë rast përsërisim kërkesat e FFK-së që shikuesit të paraqiten me kohë në stadium, të shmangin marrjen me vete të gjësendeve të palejuara, mjetet të rrezikshme përfshirë elemente apo mjete me përmbajtje të ndaluar si dhe të posedojnë biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes në studion.

“Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë që ofrojnë sigurinë.  Si çdo herë Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mirëkuptim në interes të sigurisë së përgjithshme dhe fton ata që për çdo informacion apo rast të kontaktojnë Policinë në 192”, njofton Policia.

 

Burimi: RTKLive