Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Written by

in

Tentoi të grabisë me thikë një pompë benzine, pasi dështoi hoqi maskën dhe iu tha punëtorëve se bëri shaka

Një person i maskuar ka tentuar të grabisë një pikë të derivateve në rrugën “Lidhja e Lezhës” në Prishtinë, duke kërcënuar me thikë dy punëtorët që ndodheshin në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37. Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, nën kërcënimin e thikës, u ka kërkuar para dy punëtorëve, por nuk ka arritur të marrë asgjë.

Pas dështimit të grabitjes, ai e ka hequr maskën dhe u ka thënë punëtorëve se “ka bërë shaka”, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

“Pas një kohe i dyshuari është paraqitë te zyrtarët policorë gjersa kanë qenë në vendin e ngjarjes nga i cili kanë konfiskuar thikën e cila dyshohet ishte përdorë në rast. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar  në procedurë të rregullt”, tha policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Burimi: Insajderi