
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova është diskutuar Prime i së premtes i spektaklit “Big Brother VIP Kosova 5”.
E ftuar në emision, ish-konkurrentja e këtij formati, Monika Salihaj, ka ndarë përshtypjet e saj për edicionin e sivjetmë, duke thënë se deri më tani asnjëri nga banorët nuk ka arritur t’ia tërheqë vëmendjen.
“ Dua të gjej një lojtar që ka integritet dhe karakter. Vjollca po tregon maturi, por nuk është për lojë, jo si vitin e kaluar kur më ka tërhequr treshja”, është shprehur Monika, njofton Klankosova.tv.
Ndërkaq, edhe Behije Lushaj ka dhënë vlerësimin e saj për banorët, duke thënë se është ende herët për t’i identifikuar lojtarët më të mirë.
“Është shumë herët për t’i identifikuar banorët më të mirë. Nga aq sa kam parë, më duket se kanë hyrë me kopjet e të tjerëve që kanë parë në edicionet e kaluara. Nuk po më duket se po e nxjerrin veten e tyre të vërtetë. Që në fillim janë futur me kopje, por nuk mund të largohen nga vetvetja”, ka deklaruar Lushaj.
Në emision u diskutua edhe për daljen e Behares, ku Salihaj tha se e beson atë kur thotë se është larguar për shkak të fëmijëve.
Për diskutimin e plotë: