
Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të cilën policia tha se është dërguar në strehimore.
Policia tha se e arrestoi atë pas hetimeve, ndërsa tha se ai më pas u dërgua në mbajtje.
“Dhunim: Prizren 10.11.2026 – NN. Më 13.11.2026 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Burimi: Insajderi