
Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Prishtinës, si pasojë e pëlcitjes së një gypi të ujësjellësit me diametër DN 200 në Hajvali.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke bërë të ditur se zonat e prekura nga ndërprerja janë Veterniku, zona afër Gorenjes, zona te Rezonanca, lagjja Qershia, lagjja Qëndresa dhe lagjja Nic.
Sipas njoftimit, ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.
Burimi: Insajderi