
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se Policia e kishte shoqëruar autoambulancën pas kërkesës së stafit mjekësor, ndërsa ka paralajmëruar verifikimin e një prej pikave më të debatueshme të këtij rasti: nëse mjeti emergjent kishte sirenë dhe drita sinjalizuese funksionale.
Kelmendi ka bërë të ditur se QKMF-ja në Klinë kishte kërkuar asistencën e Policisë për ta përcjellë autoambulancën deri në Spitalin Rajonal të Pejës, me qëllim të hapjes së rrugës dhe përshpejtimit të transportit të pacientes.
“Zëdhënësi jonë e ka konfirmaur rastin që ka ndodhur kështu, që ka ndodhë si rast, ndërsa Policia, sa kam informata unë, QKMF-ja në Klinë ka kërku asistenë, ndërsa ne si polici normal, i kemi ndihmu, edhe e kem përcjell deri në spitalin rajonalt (Të Pejës). A ka pasë dita sinjalizuese, a i kanë punu apo jo, keto s’mundem me ta konfirmu për momentin. Por, të gjitha këto do të jenë në ditën në vijim, rasti ka kalu në hetime regjionale. Ne do t’i këqyrim gjithçka, do të raportojmë në prokurori, nëse ka pasë ndonjë lëshim apo diçka. Ata kërku me çel rrugën.”, ka deklaruar Kelmendi për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali