Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

Written by

in

Ekskluzive | Pas raportimit të Sinjalit, urdhërohet lirimi i pronarit të lopës që u ndalua për 48 orë në Graçanicë

Pas raportimit të Gazetës Sinjali për rastin e pazakontë të ndalimit të pronarit të një lope në Graçanicë, është urdhëruar lirimi i tij. Sinjali mëson se është dhënë urdhri për lirimin e Hashim Miftarit, i cili ishte ndaluar për 48 orë pasi lopa e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore, Dega në Graçanicë, ku kishte shkaktuar dëme minimale në gjelbërim.

Rasti kishte ndodhur më 13 nëntor, ndërsa ndaj Miftarit ishte iniciuar procedurë penale për veprën “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal të Kosovës.

Vendimi për ndalimin e tij kishte nxitur reagime të ashpra, përfshirë ato të Avokatit Besnik R. Berisha, i cili kishte vënë në pikëpyetje bazën ligjore të privimit nga liria dhe kishte kërkuar përgjegjësi për zyrtarët e përfshirë.

“Liria e njeriut nuk është pronë e prokurorit. Kush e përdor ligjin për t’ia marrë lirinë padrejtësisht një njeriu, duhet ta ndiejë peshën e po atij ligji mbi veten!”, kishte deklaruar Berisha.

Urdhri për lirimin e Miftarit vjen pas raportimeve të Sinjalit për këtë rast, i cili ka ngritur pikëpyetje serioze mbi përdorimin e masës së ndalimit në raport me natyrën e ngjarjes.

Lirimi i urdhëruar nuk nënkupton domosdoshmërisht përfundimin e procedurës penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali