Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit ‘prime’ të BBVK

Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit 'prime' të BBVK

Written by

in

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së premtes mbrëma.

Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka arritur t’i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të ashpra.

E revoltuar nga sjellja e tij, ajo e ka kritikuar Fuegon, duke i kërkuar të ndalojë dhe të mos merret vazhdimisht me të.

“A din mu nal najherë? Si s’ta fut askush, merru me Anjezën! Çfarë karakteri është ky? A din me u nal najherë?”, i tha ajo.

Përplasja mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të spektaklit, duke shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpinë e BBVK 5.

Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë më tej në raportin mes Fuegos dhe Anjezës gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be