Reformat në KPK, prokurori që ndaloi bariun për shkak të lopës u emërua në një prej komisioneve kryesore të Këshillit

Reformat në KPK, prokurori që ndaloi bariun për shkak të lopës u emërua në një prej komisioneve kryesore të Këshillit

Written by

in

Reformat në KPK, prokurori që ndaloi bariun për shkak të lopës u emërua në një prej komisioneve kryesore të Këshillit

Ndryshimet në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilat u prezantuan si reforma për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, po përcillen me vendime që kanë ngjallur reagime dhe pikëpyetje për mënyrën e ushtrimit të detyrës nga prokurorët.

Pas ndryshimeve në përbërjen e Këshillit, në krye të tij u vendos Arian Gashi, ndërsa Zejnulla Gashi u emërua në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndryshimet vazhduan edhe në strukturat e brendshme të sistemit prokurorial.

Më 15 qershor, KPK-ja mori vendim për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive, njëri nga pesë komisionet e përhershme të këtij institucioni.

Në këtë komision u emëruan Shkëlzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit, dhe Blerim Igrishta, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Ndryshohet dhe plotësohet vendimi KPK/Nr.134/2026 i datës 19 mars 2026 për themelimin e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive, ashtu që anëtar të këtij komisioni do të jenë edhe Shkelzen Ibrahimi, prokuror në Prokurorinë e Apelit – anëtar; Blerim Igrishta, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – anëtar”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Megjithatë, një nga vendimet e fundit të prokurorit Blerim Igrishta ka nxitur reagime për mënyrën se si është trajtuar një rast në të cilin ishte përfshirë një bari nga Hajvalia.

Igrishta, siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, urdhëroi ndalimin për 48 orë të një 59-vjeçari, pasi lopa e tij ishte futur në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë.

Ajo që e bën rastin edhe më të diskutueshëm është fakti se, gjatë kujdestarisë së tij, prokurori kishte liruar në procedurë të rregullt dy persona të dyshuar për dhunë në familje, ndërsa ndaj bariut vendosi masën e ndalimit.

Për rastin me lopën, ndaj 59-vjeçarit ishte hapur rast për veprën penale “Asgjësim i pasurisë”, ndërsa ai u dërgua në ndalim për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali