
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të zhvillohet përballja ndaj Izraelit.
Ndeshja, e vlefshme për Ligën e Kombeve të UEFA-s, pritet të nisë në orën 15:00.
Dardanët synojnë të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje, me mbështetjen e tifozëve të pranishëm në stadium.
Forca Kosovë! Forca Dardanë!