
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pak para përballjes me Izraelin.
Foda ka bërë të ditur se Dardanët do të tentojnë të ushtrojnë presion ndaj kundërshtarit që nga minutat e para, por ka vlerësuar edhe forcën e skuadrës izraelite.
“Ne kemi një ide dhe natyrisht do të tentojmë që prej fillimit të luajmë me presion ndaj Izraelit, por duhet të llogarisim që edhe Izraeli ka një skuadër të mirë dhe të fortë. Ata e kanë idenë e tyre, ne tonën. Shpresojmë për fitore”, ka deklaruar Foda për Klan Kosovën.
Për më shumë: