Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

Written by

in

Himni i Izraelit fërshëllet në “Fadil Vokrri”

Ka nisur përballja ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mirëpo, pak çaste para se të jepej sinjali për fillimin e takimit, në shkallët e stadiumit u regjistrua një moment i veçantë që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Izraelit, një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të pranishëm në “Fadil Vokrri” reaguan me fishkëllima të vazhdueshme, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.

Përballja po zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa “Dardanët” po kërkojnë me çdo kusht fitoren përballë publikut vendas në kryeqytet.

Burimi: Sinjali