Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Written by

in

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër punën e trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një panel diskutimi me temën “Kosova pas 16 shtatorit”, Limaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor, duke vënë në pikëpyetje paanshmërinë dhe integritetin e trupit gjykues.

Ai ka thënë se në një proces gjyqësor, gjyqtari duhet të jetë neutral dhe të garantojë barazinë e palëve, ndërsa barra e provës i takon prokurorisë.

“Për të akuzuarin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa me pas një trup gjykues përpara I cili jep siguri, siguri që po zbatohet ligji, siguri që është I aftë, që ka integritet. Ajo që unë kam parë në këtë rast është se trupi gjykues në sistemin e drejtësisë çfarë është gjykuar katërshja, barra e provës i takon prokurorisë, ai që të akuzon, gjyqtari është i heshtur, trupi gjykues është i heshtur, ai është neutral, ai balancon, ai dëgjon fakte dhe prova nga palët, mbrojtja në njërën anë dhe prokuroria në anën tjetër. Gjyqtari kurrë nuk merr një rol aktiv ndaj njërës apo tjetrës palë. I predispozuar trupi gjykues më shumë me ru, me mbrojt të drejtën e të akuzuarit se sa me ndihmu prokurorinë në sallë të gjyqit’, ka deklaruar Limaj, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Limaj ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në Hagë, trupi gjykues ka qenë tepër aktiv në pyetjet ndaj dëshmitarëve, duke e krahasuar këtë me rolin e prokurorisë.“Çfarë kemi parë ne?Në këtë proces gjyqësor, kushdo që ka përcjellë, kemi parë një trup gjykues i cili, për mua ka qenë shokante, që ka qenë dorë e zgjatur, ka qenë aktiv gjatë procesit gjyqësor në marrje, pyetje dhe në vetë procesin e prokurorisë. Janë 74 orë të gjyqtarëve, të cilët kanë bërë pyetje, 74 orë në proces gjyqësor kanë qenë aktiv në procesin gjyqësor, dhe pyetjet e tyre kanë qenë pyetje të prokurorit. Aty ku e ka lënë, ka vazhduar gjyqtari, dyfishin e asaj të prokurorit”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka përmendur edhe përvojën e tij në procesin gjyqësor në Hagë, duke thënë se gjatë dy vjetëve të gjykimit të tij, trupi gjykues kishte bërë vetëm shtatë pyetje, të cilat, sipas tij, kishin qenë në favor të mbrojtjes.

“Për me ilustruar një shembull që kjo s’bëhet, në rastin tim, në Hagë, për dy vjet gjykim, shtatë pyetje ka bërë gjykata, trupi gjykues në rastin tim, për dy vjet vetëm shtatë pyetje, të shtatë pyetjet e kanë qenë në favorin e mbrojtjes.Intervenimi që gjykata e ka pasur në drejtim në dhomën e gjyqit kanë qenë të shtatë pyetjet në favorin e mbrojtjes, duke e ruajtur integritetin e procesit gjyqësor. Nuk e ka lejuar prokurorinë me dalë jashtë rregullave dhe standardeve”, ka shtua ai.

Sipas Limajt, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vështirë të dallohet roli i prokurorit nga ai i gjyqtarit, gjë që, sipas tij, e dëmton parimin e barazisë së armëve.

“Në rastin këtu, e keni pasur problem me pa se cilë është prokurori, cilë është gjyqtari, edhe kjo tregon mungesë të integritetit të këtij gjyqtari. Kjo tani pastaj e dëmton të ashtuquajturin barazinë e armëve. Barazia e armëve, është kur të dy palët kanë mundësinë dhe të drejtën e barabartë të shfaqin provat e veta, mbrojtjen e vet, ose akuzat e veta para trupit gjykues. Dhe për të qenë barazia e armëve e garantuar është ai trup gjykues që garanton të drejtat e barabarta, dhe ai trup gjykues nuk merr krah në proces gjyqësor të asnjëres palë. Tjetra që ka munguar në këtë proces gjyqësor është standardi i provës. Nesër keni me mësuar praktikën juridike ju këtu, është shumë me rëndësi prova. Është baza, është zemra e krejt një procesi gjyqësor që keni me udhëheq nesër”, ka thënë ndër të tjera Limaj.