Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale

Written by

in

Loladze e ka nisur luftën me një “Yuko”, pikën më të vogël në xhudo. Gjakova ka tentuar të rikthehet në garë, por në fund ka pësuar humbje me “Ippon”.

Pas kësaj disfate, xhudisti kosovar do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku do të përballet me spanjollin Anton Shuhalieiev.

Gjakova kishte fituar tri luftërat e para në këtë garë. Në xhiron e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë, ai e ka mposhtur rumunin Lucian Dumitrescu, ndërsa në luftën e dytë ka qenë më i mirë se ukrainasi Serhii Nebotov.

Në çerekfinale, kosovari ka triumfuar ndaj francezit Nathan Cadignan, me një “Waza-ari” dhe një “Yuko”.

Ndërkohë, Dardan Cena është eliminua në kategorinë deri në 73 kilogramë, pasi është mposhtur nga xhudisti kazak Daniyar Shamshayev.

Burimi: RTKLive