Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ka prezantuar një nga llojet më të veçanta të kërpudhave që gjenden në Parkun Kombëtar “Shebenik”.
Bëhet fjalë për kërpudhën mjekroshe (Hericium erinaceus), e cila rritet kryesisht në trungjet e drurëve të vjetër, veçanërisht të ahut.
Sipas Agjencisë, kjo kërpudhë dallohet për pamjen karakteristike, me fije të gjata dhe të bardha, ndërsa është e ngrënshme kur është e re.
Me kalimin e kohës, ajo merr nuanca të verdha, duke ndryshuar pamjen e saj karakteristike.
Parku Kombëtar “Shebenik”, përmes biodiversitetit të tij, ofron habitat për lloje të ndryshme të florës dhe faunës./Telegrafi/