Kosova me ngecje në rrugën drejt BE-së, progres i kufizuar në 67 për qind të reformave

Kosova me ngecje në rrugën drejt BE-së, progres i kufizuar në 67 për qind të reformave

Written by

in

Kosova me ngecje në rrugën drejt BE-së, progres i kufizuar në 67 për qind të reformave

Kosova ka shënuar rënie të ritmit të reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian gjatë vitit 2026, krahasuar me vitet paraprake.

Sipas një analize të Institutit EPIK, të bazuar në raportin e zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2026, Kosova ka arritur së paku progres të kufizuar në vetëm 67 për qind të kapitujve të reformave.

Kjo paraqet rënie të ndjeshme krahasuar me periudhën 2020–2025, kur progres i së paku një niveli të kufizuar ishte regjistruar në 93 deri në 96 për qind të kapitujve çdo vit.

Raporti i Komisionit Evropian mbulon periudhën nga 1 shtatori 2025 deri më 1 shtator 2026, kohë gjatë së cilës Kosova u përball me bllokadë institucionale, zgjedhje të përsëritura dhe funksionim të qeverisë në detyrë.

Sipas vlerësimit të Bashkimit Evropian, këto zhvillime kanë ndikuar në ngadalësimin e reformave dhe në pamundësinë e institucioneve për të avancuar agjendën evropiane.

Probleme janë evidentuar edhe në fusha të rëndësishme të qeverisjes. Komisioni Evropian ka konstatuar mungesë progresi në funksionimin e gjyqësorit, ndërsa në luftën kundër korrupsionit dhe në lirinë e shprehjes ka vlerësuar se është arritur vetëm progres i kufizuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali