Hajvalia bëhet me park të ri rekreativ

Hajvalia bëhet me park të ri rekreativ

Written by

in

Sipas njoftimit të kësaj drejtorie, parku i ri përfshin tri kënde rekreative, fushë basketbolli, shtigje për ecje dhe vrapim, si dhe sipërfaqe të gjelbëruara.

Ky projekt synon të krijojë më shumë mundësi për aktivitete sportive, rekreacion dhe kalim të kohës në natyrë për qytetarët e të gjitha moshave.

“Hajvalia me park të ri rekreativ! Rreth 3,800 m² hapësirë e re për lojë, sport, ecje dhe rekreacion!”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga kjo drejtori kanë theksuar rëndësinë e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe rekreative në lagjet e kryeqytetit.

Burimi: RTKLive