
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa pas ndeshjes presidentja ka përcjellë një mesazh për futbollistët e përfaqësueses së Kosovës.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula i ka falënderuar “Dardanët” për angazhimin dhe emocionet e dhuruara gjatë ndeshjes, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.
“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e saj.
Me këtë barazim, Kosova ka grumbulluar gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kombeve.
Ndeshjen e radhës, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë në udhëtim ndaj Irlandës.
Burimi: Insajderi