Përzgjedhësi i Izraelit reagon pas barazimit: Ishte vështirë të gjenim hapësira, donim fitore

Përzgjedhësi i Izraelit reagon pas barazimit: Ishte vështirë të gjenim hapësira, donim fitore

Written by

in

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Kosovës, duke përgëzuar lojtarët për paraqitjen e bërë.

Kosova u ndalë në një barazim 0-0 në sfidën që e dominuam deri në momentin e kartonit të kuq, ndërsa minutat e fundit ishte Izraeli më kërkues.

“Ekipi bëri një punë të jashtëzakonshme, tregoi zemër dhe përkushtim. I gjithë plani i lojës ishte i bazuar në mbrojtjen për 60 minuta dhe e bëmë këtë në mënyrë fantastike. Më pas morëm rreziqe, kushtet nuk ishin aspak të lehta, por dhamë gjithçka”.

“Ne erdhëm me dy pikë, ndërsa ata me pesë. Një fitore minimale 1-0 do të na mjaftonte. Kushtet e fushës e vështirësuan shumë lojën teknike në sulm dhe kjo i ndihmoi mbrojtjet. Ishte e vështirë të gjenim hapësira, por krijuam raste të mjaftueshme për të shënuar. Donim shumë të fitonim. Nuk duam të zbresim një nivel dhe bëmë gjithçka për këtë”, deklaroi ai.

Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e futbollistëve, duke theksuar se skuadra po përballet me probleme të shumta, përfshirë lëndime të pazakonta dhe mungesa të rëndësishme.

“Preferoj të flas për ata që janë këtu. Lojtarët që u paraqitën zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme. Të gjithë u sakrifikuan. Kemi një ekip që lufton dhe është i lidhur me lojën. Bëmë gjithçka për të fituar. Po kalojmë një periudhë kur duhet të gjejmë zgjidhje për çdo problem, por kemi lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë ardhur në vend të të munguarve”.

“Nuk është çështje e së ardhmes sime, por mënyra se si njerëzit më shohin, nëse e ndiejnë vlerësimin dhe besojnë tek unë. Është shumë e rëndësishme që kjo të shprehet. E ndiej në zemër se besojnë tek unë. Pas Austrisë do të lindë përsëri dielli. Jemi ekip i mirë dhe çfarëdo që duhet të ndodhë, do të ndodhë”, përfundoi ai për “Sport 5”./Telegrafi/