
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit, e cila përfundoi me barazim 0-0.
Në deklaratën pas ndeshjes, Foda tha se Dardanët e nisën shumë mirë takimin, veçanërisht në 25 minutat e para, por nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara.
“Natyrisht, munguan golat për fitore. E filluam shumë mirë ndeshjen, u pozicionuam mirë në lojë, sidomos në 25 minutat e para. Na ndëshkoi fakti që nuk i shfrytëzuam rastet e pjesës së parë”, deklaroi Foda.
Ai u ndal edhe te pjesa e dytë, kur Kosova luajti me një futbollist më pak, duke theksuar se kjo e vështirësoi edhe më shumë takimin.
“Në pjesën e parë, ajo që e planifikuam ishte pikërisht ajo që bëmë, por nuk i shfrytëzuam rastet. Në pjesën e dytë, me një lojtar më pak, natyrisht që bëhet edhe më e vështirë. Edhe në atë pjesë patëm disa raste, mungoi vetëm goli. Në përgjithësi, jam i kënaqur me ekipin”, u shpreh ai.
Për më shumë: