Facebook në telashe, Italia e gjobit me 805 milionë euro për shkelje të privatësisë

Facebook në telashe, Italia e gjobit me 805 milionë euro për shkelje të privatësisë

Written by

in

Autoritetet italiane kanë gjobitur kompaninë Meta me 805 milionë euro, pasi Facebook kishte siguruar qasje në fotografitë dhe videot e përdoruesve të telefonave Android pa marrë pëlqimin e tyre të veçantë.

Sipas Autoritetit Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, rreth 20 milionë përdorues nuk ishin informuar siç duhet se Facebook mund të përdorte fotografitë dhe videot e ruajtura në telefonat e tyre për të gjeneruar sugjerime për publikime, raporton BBC.

Problemi lidhet me një funksion të aplikacionit që sugjeron përmbajtje nga galeria e telefonit.

Facebook kërkonte një autorizim të përgjithshëm për qasje, pa e bërë të qartë se fotografitë mund të përdoreshin edhe për këtë qëllim.

Autoritetet italiane i kanë dhënë Metës 60 ditë kohë për ta çaktivizuar funksionin si parazgjedhje dhe për të kërkuar pëlqimin e veçantë të përdoruesve.

Në vendimin për gjobën, rregullatori mori parasysh numrin e madh të personave të prekur, vazhdimin e praktikës dhe mungesën e bashkëpunimit nga kompania.

Gjoba është ndër më të mëdhatë të vendosura nga një autoritet italian ndaj një gjiganti teknologjik. /Telegrafi/