Shqiponja e mbyll aventurën në garat evropiane

Shqiponja e mbyll aventurën në garat evropiane

Written by

in

Ndonëse ishte duke udhëhequr shumicën e kohës, Shqiponja pësoi të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga skuadra izraelite, Bnot-Herzliya, me rezultat 29:27.

Skuadra mysafire e fitoi edhe ndeshjen e parë dhe avancoi në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Sia Celine Tolno i shënoi 10 gola për skuadrën gjakovare. Gjashtë i kishte Ana Carolini Gonçalves.

Shqiponja luajti dukshëm më mirë se në ndeshjen e parë, por në fund  mbeti pa fitore.

Burimi: RTKLive