
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka vlerësuar lojën e “Dardanëve”, duke thënë se Kosova do të kishte mundësi të shënonte dhe të fitonte, sikur të mos ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 66-të.
“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutin 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa”, ka shkruar Kurti.
Ai ka përfunduar mesazhin duke shprehur optimizëm për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.
“Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës”, ka shkruar Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali