
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar sot mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar futbollistët e Kosovës për paraqitjen në fushë, duke theksuar se kartoni i kuq i marrë në minutën e 66-të ndikoi në rrjedhën e takimit.
“Përgëzime futbollistëve të Kosovës për lojën e bukur sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Izraelit. Po të mos ndëshkoheshim me karton të kuq në minutën 66, do të mund të shënonim dhe fitonim, por koha nuk kthehet prapa. Vazhdojmë përpara për fitore në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar Kurti.