Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

Written by

in

Ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe anëtari i stafit teknik të Shkëndijës, Agron Memedi

Klubi i futbollit Prishtina ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Agron Memedit, ish-futbollist dhe anëtar i stafit teknik të klubit shqiptar Shkëndija nga Tetova.

Përmes një telegrami ngushëllimi të publikuar në Facebook, FC Prishtina ka shprehur dhimbjen për vdekjen e tij dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve, klubit Shkëndija, miqve dhe të afërmve të të ndjerit.

“FC Prishtina shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Agron Memedit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, klubi ka përcjellë mesazhin: “U prehsh në paqe, Agron”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali