Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë

Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë

Written by

in

Bora e madhe në Kroaci, bllokohen automjetet në autostradë

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor në Kroaci, ku disa automjete, përfshirë kamionë, kanë mbetur të bllokuara.

Situata më e rëndë është raportuar në autostradën A6, që lidh Rijekën me Zagrebin, si dhe në zonën e Delnicës dhe Gorski Kotarit.

Sipas mediave kroate, disa kamionë pa pajisjet e nevojshme dimërore kanë penguar qarkullimin dhe punën e ekipeve për pastrimin e borës.

Kushtet e vështira atmosferike kanë vështirësuar lëvizjen, veçanërisht për automjetet e rënda.

Burimi: Insajderi