Shpat Deda mban koncert humanitar në Prishtinë në mbështetje të fëmijëve me diabet tip 1

Shpat Deda mban koncert humanitar në Prishtinë në mbështetje të fëmijëve me diabet tip 1

Written by

in

Këngëtari, Shpat Deda, ka mbajtur sonte (e shtunë) një koncert humanitar në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kushtuar mbështetjes së fëmijëve me diabet tip 1 në Kosovë.

Koncerti u organizua me synimin që përmes muzikës të mblidhen fonde për blerjen e sensorëve të glukozës, pajisje të rëndësishme për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të sheqerit në gjak te fëmijët që jetojnë me këtë sëmundje.

Në kuadër të kësaj nisme, i gjithë fitimi nga shitja e biletave, me çmim prej 10 eurosh, është destinuar për sigurimin e këtyre pajisjeve, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e përditshëm të diabetit.

Përveç karakterit muzikor, mbrëmja kishte edhe një mesazh solidariteti, duke vënë në vëmendje nevojat e fëmijëve me diabet tip 1 dhe rëndësinë e mbështetjes së familjeve të tyre.

Përmes këtij organizimi, Shpat Deda kontribuoi në një iniciativë humanitare që synon të lehtësojë sfidat e përditshme të fëmijëve me diabet në Kosovë, duke bashkuar muzikën me një qëllim konkret ndihme. /Telegrafi/