LVV vs PDK: Presidentja mban “peng” një anëtar të KQZ-së (VIDEO)

LVV vs PDK: Presidentja mban “peng” një anëtar të KQZ-së (VIDEO)

Written by

in

LVV vs PDK: Presidentja mban “peng” një anëtar të KQZ-së (VIDEO)

Si ish-presidentja Vjosa Osmani, e pasuesja e saj në detyrë, Albulena Haxhiu, as shefja e re e shtetit, Justina Shiroka-Pula, një karrigeje të zotin nuk po ia gjen.

Vendi i zbrazët në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), nuk po mbushet as nga një anëtar më shumë nga Vetëvendosje e as nga Partia Demokratike, meqë vendim për këtë nuk po merr e para e vendit, raporton Klan Kosova.

Kërkesë për ta kryer këtë obligim, tash për tash, nuk i shkoi nga subjekti në pushtet që e duan pjesëtarin e tretë.

E nga PDK kërkojnë t’i jepet drejtim kësaj pune, meqë për ta situata është e qartë.

Shkak për zvarritje nuk ka.

Ligjërisht e me praktikë, kjo çështje s’ka hiç dilema, ndaj çështja kërkohet të zgjidhet pa kalkulime politike.

Nga presidenca nuk kanë kthyer përgjigje për Klanin pse nuk është vendosur lidhur me këtë çështje në pritje, anise tashmë kanë kaluar më tepër se 1 muaj prej kur Shiroka-Pula mori drejtimin e këtij institucioni.

Ndiqni detajet: