Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

Bashkimi vazhdon serinë e fitoreve, Bora pëson disfatën e parë

Written by

in

Prizrenasit triumfuan ndaj Borës me rezultat 78:58, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, duke regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat.

Për Borën, kjo ishte humbja e parë e sezonit, pasi deri në këtë përballje kishte arritur t’i shmangej disfatës.

Lejson Zeqiri ishte më efikasi te Bashkimi me 18 pikë, ndërsa te skuadra mysafire u dallua Terren Allen, i cili gjithashtu realizoi 18 pikë.

Me këtë fitore, Bashkimi konfirmon formën e mirë dhe vazhdon të mbajë pozitën e skuadrës së vetme pa humbje në elitën e basketbollit kosovar.

Burimi: RTKLive