
Përfaqësuesja e Austrisë ka siguruar ngjitjen në Ligën A të Ligës së Kombeve, pasi të dielën mbrëma e mposhti Irlandën me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për austriakët e realizoi Sasa Kalajdzic në minutën e 78-të të takimit.
Me këtë fitore, Austria e ka siguruar pozitën e parë në Grupin B3, duke grumbulluar 11 pikë.
Ndërkohë, gara për pozitën e dytë mbetet e hapur mes Kosovës dhe Irlandës. “Dardanët” aktualisht renditen në vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda ka pesë pikë në pozitën e tretë. Izraeli është i fundit me tri pikë.
Kosova të martën, nga ora 20:45, do të përballet me Irlandën në Dublin, në një ndeshje me rëndësi të madhe për fatin e grupit.
Përfaqësueses së Kosovës i mjafton një barazim për ta siguruar pozitën e dytë dhe për të vazhduar garën për ngjitje në Ligën A përmes plejofit.
Përveç mundësisë për avancim në Ligën e Kombeve, vendi i dytë siguron edhe një pozitë më të favorshme në vazon për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2028”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali